Raporti: 50 milionë njerëz janë prekur nga ‘skllavëria moderne’

Raporti: 50 milionë njerëz janë prekur nga ‘skllavëria moderne’

Vitet e fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme të njerëzve që janë viktima të skllavërisë moderne, tregon një studim i ri i botuar në Londër. Rreth 50 milionë njerëz “jetonin në situata të skllavërisë moderne” në vitin 2021, sipas Indeksit Global të Skllavërisë nga organizata e të drejtave të njeriut Walk Free.

Kjo përfaqëson një rritje prej 10 milionë nga një vlerësim i mëparshëm pesë vjet më parë. Situata po përkeqësohet “kundër një sfondi të konflikteve të armatosura në rritje dhe më komplekse, degradimit të gjerë mjedisor” dhe pasojave nga pandemia COVID-19, ndër faktorë të tjerë, raporton DW.

Walk Free e përshkruan skllavërinë moderne si “një grup konceptesh ligjore specifike duke përfshirë punën e detyruar, skllavërinë e borxhit, martesën e detyruar dhe praktikat e ngjashme me skllavërinë dhe trafikimin e qenieve njerëzore”.

“Skllavëria moderne është e fshehur në pamje të qartë dhe është e ndërthurur thellë me jetën në çdo cep të botës. Çdo ditë njerëzit mashtrohen, detyrohen në situata shfrytëzuese që ata nuk mund t’i refuzojnë ose largohen.“, theksoi studimi.

Puna e detyruar përbën 27.6 milionë nga ata që janë në skllavërinë moderne, ndërsa martesa e detyruar përbën 22 milionë, ose gati një në çdo 150 njerëz në botë, thuhet në raport.

Ku është më e zakonshme?

Koreja e Veriut (104.6 persona për 1000 banorë), Eritrea (90.3) dhe Mauritania (32) kanë numrin më të lartë të viktimave të skllavërisë moderne, thuhet në raport. Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti ishin gjithashtu në mesin e 10 vendeve.

“Këto vende ndajnë disa karakteristika politike, sociale dhe ekonomike, duke përfshirë mbrojtjen e kufizuar për liritë civile dhe të drejtat e njeriut”, thuhet në studim.

Në studim thuhet se shumë prej këtyre rajoneve kanë dëshmuar konflikte, paqëndrueshmëri politike dhe/ose autoritarizëm, ndërsa disa të tjera janë shtëpia e një popullsie të madhe refugjatësh dhe punëtorësh migrantë “të cilëve shpesh nuk u sigurohet të njëjtat mbrojtje ligjore si qytetarët dhe janë shumë të cenueshëm ndaj shfrytëzimit.

MARKETING