“Defender Europe 23”/ Kim: Amerikanët dhe shqiptarët krah për krah, dikur të ndarë, sot aleatë të NATO-s

Shqipëria do të mirëpresë eventin ushtarak, të drejtuar nga SHBA, që ka për qëllim ndërtimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë midis ushtrive të vendeve partnere dhe NATO-s. Stërvitja do të zhvillohet nga data 22 maj deri më 23 qershor.
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim nga stërvitja më e madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23” ka një mesazh të fortë sa i takon aleancës mes dy vendeve.
Ajo tha se amerikanët dhe shqiptarët ecin krah për krah sot, duke qenë aleatë të NATO-s.
“Ja ku jemi në sheshin “Nënë Tereza”, në një shtëpi demokratike, të rrethuar nga aleatët tuaj.
Defender Europe 2023 jemi këtu si aleatë. Amerikanë dhe shqiptarë qëndrojnë krah për krah, dikur të ndarë, tani aleatë të NATO-s. Që prej Defender, Rusia nisi një pushtim të pakuptuar ndaj Ukrainës.