‘Bota në fokus’ – Kur mongolët sundonin botën!

‘Bota në fokus’ – Kur mongolët sundonin botën!

Ndonëse sot nuk njihet si një aktor i rëndësishëm në skenën politike globale, dikur, Mongolia ishte perandoria më e madhe me territor në botë. Mongolët e mesjetës mbahen mend për barbarizmin dhe brutalitetin, pasi çdo vend që e kanë pushtuar, e kanë djegur e shkatërruar totalisht, duke kontribuar në shkatërrimin e civilizimeve të lashta dhe shumëtë rëndësishme për njerëzimin atëbotë.

Mongolët e krijuan perandorinë e tyre në stepat e Azisë qendrore kur lideri suprem Genghis Khani bashkoi klanet nomade të Mongolisë dhe udhëhoqi një fushatë pushtuese shumëvjeçare në shekullin e 13-të. Në kulmin e saj, kufijtë e perandorisë së Xhengizit shtriheshin nga Evropa Qendrore dhe Siberia deri në bregun lindor kinez dhe gadishullin Arabik.

Mongolët dikur ishin fise nomade që mirreshin me bagëti dhe të zhytur në luftëra mes vete. Duke filluar nga viti 1162, kjo mënyrë jetese do të ndryshonte me lindjen e Genghis Khan.

Sot, Mongolia është megjithatë shteti i 19 në botë me territorin më të madh, por ka një popullsi që nuk i kalon as 3 milionë. Mongolia është një republikë gjysmë-presidenciale demokratike me një president të zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING