Përditësimi i të dhënave nga KQZ/ Pjesëmarrja e qytetarëve në votime mbi 34%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore. Sipas përditësimit më të fundit, deri në orën 17:00 kanë marrë pjesë në votim 34.54 e qytetarëve.
Në bashkitë më të mëdha të vendit raportohet se Tirana ka 37.43 % pjesëmarrje, Elbasani 34.11 %, Durrësi 31.01 % dhe Fieri 28.59 %.
Ndërkohë, komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi njofton se 14 mijë e 654 qytetarë shprehën vullnetin e tyre për herë të parë.