OKB: 200 mijë njerëz janë larguar nga Sudani për shkak të konfliktit të armatosur

OKB: 200 mijë njerëz janë larguar nga Sudani për shkak të konfliktit të armatosur

Rreth 200 mijë njerëz janë larguar nga Sudani që nga 15 prilli për shkak të përleshjeve të vazhdueshme midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), njoftoi zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Olga Sarrado, raporton Anadolu.

“Rreth 200 njerëz u desh të largoheshin nga vendi për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Sudan, cili tashmë është në javën e tij të katërt”, tha Sarrado në një konferencë javore për mediat në Zyrën e OKB-së në Gjenevë.

“Çdo ditë e më shumë njerëz kalojnë kufirin në kërkim të sigurisë”, tha ajo, duke shtuar se qindra mijëra njerëz janë po ashtu të zhvendosur brenda vendit.

Sarrado theksoi se përgjigjja ndaj kësaj urgjence në Sudan është sfiduese dhe e kushtueshme.

Konflikti mes ushtrisë dhe RSF-së në Sudan

Në mëngjesin e 15 prillit, në kryeqytetin Khartoum dhe qytete të tjera, shpërthyen përleshje të armatosura midis ushtrisë sudaneze dhe forcës paramilitare RSF.

Përleshjet shpërthyen në vazhdën e një mosmarrëveshjeje mes ushtrisë dhe RSF-së për reformën e sigurisë ushtarake, e cila parashihte “pjesëmarrjen e plotë të RSF-së në ushtri”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën 604 persona kanë humbur jetën dhe mbi 5.100 janë plagosur si pasojë e luftimeve.

MARKETING