Von Cramon për Liberalizimin Vizave: I shumëpritur dhe i merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024

Von Cramon për Liberalizimin Vizave: I shumëpritur dhe i merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i ka uruar qytetarët Kosovës, duke thënë se ata pas një pritje shumë të gjatë dhe jo të drejtë tani kanë mundësi të udhëtojnë pa viza për shtetet e Bashkimit Evropian për t’i takuar miqtë dhe familjarët e tyre.

Sipas saj më fund u votua nga Parlamenti Evropian edhe hapi i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Urime për Liberalizimin Vizave e shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024”! Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, ka shkruar Von Cramon

“Ju keni pritur për një kohë të gjatë e cila ishte shumë e pa drejtë, por kjo nuk e justifikon sepse ju i keni plotësuar të gjitha kriteret, por kurrë nuk është vonë ne bëmë tani ju mund të udhëtoni për Gjermani, Austria, ju keni mundësi të vizitoni shokët e juaj. Kjo me bëri të lumtur mua por më shumë duhet t’iu bëjë juve. Urime tash u krye”, ka thënë Von Cramon.
“Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian”, ka përfunduar ajo.

MARKETING