Lufta për pushtet në Sudan, 56 të vrarë dhe qindra të plagosur

Lufta për pushtet në Sudan, 56 të vrarë dhe qindra të plagosur

Të paktën 56 persona janë vrarë dhe 595 janë plagosur pas përleshjeve të vazhdueshme midis ushtrisë sudane dhe forcave paraushtarake.

Sindikata e mjekëve të vendit tha se vdekjet erdhën gjatë luftimeve të vazhdueshme të shtunën, me ambasadat e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA në qytet që të dyja u kërkonin qytetarëve të tyre të qëndrojnë brenda.

Sipas mediave të huaja, përplasjet shpërthyen pas tensioneve mbi një kalim të propozuar në sundimin civil. Si ushtria ashtu edhe kundërshtarët e saj, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), pretenduan se kishin kontrollin e aeroportit dhe vendeve të tjera kyçe në Khartoum, ku luftimet vazhduan gjatë natës.

Të paktën 56 civilë janë vrarë në qytete dhe rajone anembanë vendit, tha një komitet i mjekëve sudanez, duke shtuar se dhjetëra ushtarakë kishin vdekur.

Gjeneralët kanë drejtuar Sudanin që nga një grusht shteti i ndodhur në tetor të vitit 2021.

Luftimet zhvillohen midis njësive të ushtrisë besnike ndaj liderit de fakto, gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, dhe RSF-së, të komanduara nga nënkryetari i Sudanit, Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur gjithashtu si Hemedti.

Hemedti tha se trupat e tij do të vazhdonin të luftonin derisa të dorëzohej e gjithë baza ushtarake.

Në përgjigje, forcat e armatosura të Sudanit përjashtuan negociatat “deri në shpërbërjen e RSF-së paraushtarake”.

Linja të shumta ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Khartoum dhe Çadi fqinj ka mbyllur kufirin me Sudanin.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA, BE, Kina dhe Rusia kanë bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftimeve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka folur me gjeneralin Burhan dhe gjeneralin Dagalo, duke u kërkuar atyre t’i japin fund dhunës./Opinion.al

MARKETING