Rusisë iu janë shkatërruar më shumë se 10 mijë automjete ushtarake, thotë Britania

Rusisë iu janë shkatërruar më shumë se 10 mijë automjete ushtarake, thotë Britania

Rusisë iu janë shkatërruar më shumë se 10 mijë automjete ushtarake që kur vendi nisi pushtimin e Ukrainës.

MARKETING

Description of image

Shifrat i bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar (MOD), transmeton Telegrafi.

 

Ministria britanike citoi gjurmuesin Oryx, që thotë se ka “dokumentuar humbjet e pajisjeve ruse”.

Ministria e Mbrojtjes potencoi gjithashtu se Rusia ka “shkrepur shumicën e raketave moderne të lundrimit” për “përfitim të vogël strategjik”.

Autoriteti gjithashtu shtoi se Moska tani “po përpiqet të mobilizojë industrinë e saj të mbrojtjes”. /Telegrafi/

MARKETING