Tjetër ndihmë për Ukrainën, 5 miliardë dollarë nga vendet e G7

Tjetër ndihmë për Ukrainën, 5 miliardë dollarë nga vendet e G7

Ukraina do të marrë 5 miliardë dollarë të tjera ndihmë nga vendet e G7. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal.

Ai tha se marrëveshja vjen pas takimeve  të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Zvicra gjithashtu do të miratojë 2 miliardë dollarë dhe Danimarka do të krijojë një fond special me vlerë 1 miliard dollarë. Sipas Shmyhal, Spanja, Irlanda, Japonia, Lituania, Letonia, Islanda dhe Holanda do të ofrojnë gjithashtu ndihmë shtesë për Ukrainën.

“E gjithë kjo do të na ndihmojë të fitojmë dhe të sigurojmë stabilitetin e ekonomisë sonë”, tha Shmyhal.

 

MARKETING