Konjufca: QUINT-i ka bërë të qartë, pa partitë serbe në zgjedhjet e 23 Prillit, s’ka Asociacion

Konjufca: QUINT-i ka bërë të qartë, pa partitë serbe në zgjedhjet e 23 Prillit, s’ka Asociacion

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia me mbajtjen apo jo të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës.

Konjufca ka thënë se ka qenë qëndrim i QUINT-it që pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet e 23 Prillit, nuk mund të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe.

Andaj, Konjufca shton se Kosova nuk ka nevojë të lëvizë fare drejt formimit të Asociacionit, para se të ketë zhvillime në këtë drejtim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet të cilat janë paralajmëruar më 23 prill nuk ka formim të Asociacionit. Ky ka qenë qëndrim i QUINT-it. Nëse e keni harru mund t’ua risjellim në vëmendje edhe përmes deklaratës. Pra ky ka qenë qëndrimi dhe mendoj se Kosova nuk ka nevojë fare të lëvizë para se të ketë zhvillime në këtë drejtim”, tha Konjufca para gazetarëve.

Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se një kompromis i mëhershëm ka ndodhur dhe se nga bashkësia ndërkombëtare kanë marrë garancë që ato nuk do të shtyhen më.

“Pra, nuk mund që në të kushtëzohemi prej Beogradit prej Serbisë që ata të vendosin se kur do të ketë zgjedhje e kur jo në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar, një kompromis i mëhershëm ka ndodhur, zgjedhjet janë shtyrë njëherë ato janë shtyrë me kërkesë të Bashkësisë Ndërkombëtare ne e kemi marrë garancinë prej tyre që nuk do të shtyhen më shumë se njëherë”, ka deklaruar Konjufca.

MARKETING