SHGM: T’i kërkohet falje publike kolegut Sabrioski për nençmimin e publikuar në Civil Media

SHGM: T’i kërkohet falje publike kolegut Sabrioski për nençmimin e publikuar në Civil Media

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon dhe dënon qëndrimin përçmues dhe sulmin ndaj gazetarëve në baza personale në postimin Civil Media me titull: “Mediat në litar të shkurtër me qendra të gënjeshtrës”.

Në kolumnë, autori i tekstit, Ljubomir Kostovski, komenton në mënyrë të pahijshme pamjen fizike dhe stilin e veshjes së gazetarit të TV24, Sunai Sabrioski, dhe në të njëjtën kohë bën përpjekje për ta diskredituar atë dhe medien ku ai punon.

Theksojmë se liria e shprehjes duhet të promovohet dhe të ushqehet si një nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut, por në të njëjtën kohë është e nevojshme të dihet se realizimi i këtyre lirive përfshin detyrime dhe përgjegjësi. E drejta për kritikë publike është e padiskutueshme, por kritika ndaj pamjes fizike apo stilit është jashtëzakonisht nënçmuese dhe e vrazhdë. Krahas kësaj, Kostovski në kolumnën e tij shton: “Televizionet e tjera transmetojnë qytetarë të cilët thjesht kanë shkuar në Tinex dhe në qendra të tjera tregtare ku çmimet – kanë thënë qartë – janë të ngrira. E pra, ky është ndryshimi që tregon qartë se TV 24 është jeniçeri ideologjik më i theksuar në skenën televizive të vendit”.

Publikimi i kësaj përmbajtjeje për kolegun Sabrioski, por edhe përdorimi i këtij fjalori ndaj çdo media, mund të nxisë gjuhën e urrejtjes nga palët e treta. Urrejtja mund të kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e gazetarëve dhe individëve të tjerë, që do të thotë se përveç autorëve, përgjegjësi penale kanë edhe ata që nxisin aktet e urrejtjes.

Redaksia e kësaj medie nuk guxon të fshihet pas të drejtës së mendimit dhe kolumnave të bashkëpunëtorëve të saj dhe ka obligim të reagojë kur artikuj të caktuar mund të kërcënojnë të drejtat e të tjerëve, si në këtë rast të drejtat e kolegut Sabrioski, por edhe të drejtat e punonjësve të tjerë potencialë të medias nga ky televizion.

Prandaj, ftojmë autorin e tekstit Ljubomir Kostovski dhe redaktorin e medias online Civil Media t’i kërkojnë falje publike kolegut të TV24 Sunai Sabrioski.

MARKETING