Lavrov dhe homologu i tij kinez diskutojnë për situatën në Ukrainë

Lavrov dhe homologu i tij kinez diskutojnë për situatën në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov gjatë takimit me homologun e tij kinez Qin Gang në qytetin Samarkand të Uzbekistanit diskutoi për situatën në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme ruse thuhet se Lavrov u takua me Gang në qytetin Samarkand të Uzbekistanit në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve fqinje me Afganistanin (Uzbekistanit, Iranit, Kinës, Pakistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Rusisë).

Në diskutim u trajtua procesi i zbatimit të marrëveshjeve që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin bëri muajin e kaluar në Moskë me presidentin e Kinës, Xi Jinping si dhe u vlerësua situata në Afganistan, Azinë e Mesme dhe Ukrainë.

“Rusia dhe Kina paraqesin pozicione të njëjta ose të afërta me njëra-tjetrën, ku e konsiderojnë si të papranueshme ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera, imponimin e qëndrimeve të njëanshme përmes shantazhit si dhe kërcënimit dhe përpjekjet kundër demokratizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare”, thuhet më tej në deklaratë.

MARKETING