Trump: Ka diçka që nuk shkon me Biden dhe nuk e ka nga mosha

Donald Trump, në një intervistë për “Fox News”, ka deklaruar se ka diçka që nuk shkon me Presidentin aktual të Amerikës, Joe Biden.

MARKETING

Description of image

“Nuk është e bukur ta them unë, por nuk e kuptoj se si mund të kandidojë. Ka diçka që nuk shkon. Por, nuk e them për moshën. Për shembull, senatori Bernie Sanders, që është 81 vjeç, është 100% në rregull. Por, mendoj se njerëzit e përmendin moshën sepse unë jam vetëm 5 vite më i ri. Mendojnë se kjo është një mënyrë për të më nxjerrë jashtë loje”, tha ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Thjesht nuk e shikoj Bidenin si kandidat nga pikëpamja fizike dhe mendore”, shtoi Trump.

76-vjeçari theksoi se vetë nuk do të tërhiqet nga kandidimi në asnjë rast, edhe nëse dënohet nga gjykata: “Nuk jam nga ata unë, nuk do të tërhiqesha kurrë”.

MARKETING