Shkëmbehen mbi 200 të burgosur mes Ukrainës dhe Rusisë

Shkëmbehen mbi 200 të burgosur mes Ukrainës dhe Rusisë

Më shumë se 200 të burgosur lufte janë liruar në një shkëmbim midis Ukrainës dhe Rusisë.

Të dyja palët kanë konfirmuar se 106 rusë dhe 100 ukrainas janë liruar.

Mbrojtësit e qytetit Mariupol dhe uzinës së tij të çelikut Azovstal ishin në mesin e të liruarve, sipas ndihmësit presidencial ukrainas Andriy Yermak.

Një proces negocimi çoi në shkëmbim, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Shkëmbimet periodike të të burgosurve kanë vijuar që nga fillimi i luftës, në momente të rralla të kontaktit të drejtpërdrejtë mes palëve.

 

MARKETING