Shkëmbim zjarri me policinë, një i vdekur, një i plagosur në Virginia

Shkëmbim zjarri me policinë, një i vdekur, një i plagosur në Virginia

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Virginia të SHBA-ve, ku raportohet ër një grua të vrarë dhe një burrë të plagosur.

Një efektiv i Policisë së Shtetit të Virginias vuri re një SUV me targa false në zonën Springfield të Kontesë Fairfax.

Mediat e huaja raportojnë se SUV u largua me shpejtësi kur policia u përpoq të ndalonte automjetin. Shoferi fillimisht u përplas me një parmak, por vazhdoi të shkonte drejt jugut, thanë autoritetet.

Ndërsa policia iu afrua SUV-të, shoferi filloi të qëllonte mbi ta, thanë zyrtarët. Forcat e rendit u kundërpërgjigjën me zjarr, duke goditur shoferin dhe pasagjeren. Burri u dërgua në spital gjersa gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, nuk dihet identiteti i viktimës dhe të plagosurit.

MARKETING