Gjermani, mjekët në klinikat komunale në grevë paralajmëruese

Gjermani, mjekët në klinikat komunale në grevë paralajmëruese

Në një mosmarrëveshje të vazhdueshme mbi pagat, shoqata më e madhe e mjekëve në Gjermani po rrit presionin ndaj punëdhënësve, duke bërë thirrje për grevë gjithë ditore, transmeton Anadolu.

Sindikata ‘Marburger Bund’, e cila përfaqëson mjekët gjermanë, bëri thirrje për një grevë paralajmëruese gjithë ditore në spitalet komunale në gjashtë shtete të Gjermanisë. Sindikata gjithashtu pret disa mijëra pjesëmarrës në një tubim qendror gjatë ditës në Mynih.

Grevat janë planifikuar në shtetet Bavaria, Baden-Württemberg, Hesse, North Rhine-Westphalia, Rhineland-Palatinate dhe Saarland.

“Anëtarët tanë deri më tani nuk ndihen se merren seriozisht nga punëdhënësit. Përshtypja jonë sugjeron se pala e punëdhënësve dëshiron të zvarritë marrëveshjen kolektive”, tha Andreas Botzlar nga sindikata ‘Marburger Bund’ për transmetuesin publik ‘ARD’.

Sipas sindikatës, në klinika sigurohet trajtimi urgjent i pacientëve, ndërsa takimet dhe ekzaminimet e planifikuara “në disa raste do të shtyhen”.

‘Marbuger Bund’ kërkon një rritje prej 2,5 për qind të pagave për rreth 55 mijë mjekë në spitalet komunale.

MARKETING