Scholz në Samitin për Demokraci: Jemi me Ukrainën dhe do të jemi për sa të ketë nevojë
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, duke folur në Samitin për Demokraci ka thënë se ata qëndrojnë për liri dhe demokraci.
“Ripërsëris angazhimin tonë për vazhdimin e angazhimit tonë për forcimin e institucioneve, rendit dhe ligjit dhe qeverisjes së mirë”, është shprehur Scholz, duke falënderuar presidentin amerikan Joe Biden për angazhimin e tij të shquar.
Ai në fjalën e tij ka përmendur se pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka bërë që bota demokratike të mendoj më tepër për kërcënimet që i qasen.
“Do të jemi gjithmonë me njerëzit anembanë botës të cilët luftojnë për liri dhe të drejta. Jemi dhe do të jemi me Ukrainën për sa të ketë nevojë”, ka shtuar Scholz.