Shtëpia e Bardhë: Nuk ka indikacione se Putini është më afër përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë
Kjo deklaratë nga Shtëpia e Bardhë vjen disa ditë pasi udhëheqësi rus tha se po lëvizte armë të tilla në Bjellorusi, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Ne po e përcjellim këtë sa më mirë që mundemi. Ne nuk kemi parë asnjë lëvizje nga zoti Putin për të vepruar sipas asaj që ai u zotua se do të bënte”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, në lidhje me deklaratën e Putinit për Bjellorusinë.
“Dhe ne nuk kemi parë asnjë indikacion se zoti Putin po anon ose po afrohet ose po tregon ndonjë përgatitje për përdorimin e armëve taktike bërthamore në Ukrainë”, tha Kirby.