Treni godet për vdekje një person në Shkup

Treni godet për vdekje një person në Shkup

Një burrë ka ndërruar jetë në Shkup si pasojë e goditjes nga treni. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.
“Më 27 mars 2023, rreth orës 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në shinat e hekurudhës në lagjen Hipodrom është gjetur një burrë pa shenja jete, i cili ishte goditur nga treni. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.
Është urdhëruar që të kryhet autopsi ndaj trupit të të ndjerit

MARKETING