Borell: BE-ja dëshiron të shmangë varësinë nga Kina, si në rastin e gazit rus
Bashkimi Evropian po përpiqet të shmangë varësinë nga Kina pasi ishte i varur nga gazi rus, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borell, duke bërë thirrje për forcimin e tregtisë me Amerikën Latine.
“Ne zbuluam se varësitë, të cilat ishin blloqet ndërtuese të paqes, janë gjithashtu armë që mund të kthehen kundër nesh,” u shpreh Borrell.
“Kjo doli në dritë me pushtimin rus të Ukrainës, pasi Moska kufizoi furnizimet e saj me gaz në Evropë dhe e detyroi kontinentin të gjente rrugë të tjera furnizimi”, shtoi ai.
Sipas zyrtarit të lartë të BE-së, kjo varësi bëri që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mendoi se “ai mund të pushtojë Ukrainën pa u ndëshkuar plotësisht, sepse Evropa, një konsumatore e gazit, 40 për qind e të cilit vjen nga Rusia, nuk do të reagojë”.
“Ne duam të shmangim marrëdhëniet me Kinën”, theksoi ai ndër të tjera.