Putin: Shërbimet amerikane janë përfshirë në shpërthimin në Nord Stream

Putin: Shërbimet amerikane janë përfshirë në shpërthimin në Nord Stream

Presidenti rus Vladimir Putin pajtohet me konkluzionet e nxjerra nga gazetari i njohur investigativ amerikan, Seymour Hersh sipas të cilit shërbimet speciale amerikane u përfshinë në shpërthimet e gazsjellësit Nord Stream, siç raporton agjensia e lajmeve Tass.

“Gazetari amerikan, i cili tashmë është bërë mjaft i famshëm në mbarë botën, kreu një hetim të tillë dhe, siç e dimë, doli në përfundimin se shpërthimi në tubacionet e gazit ishte organizuar nga shërbimet speciale amerikane. Jam plotësisht dakord me këto përfundime”, tha Putin.

MARKETING