Britania e Madhe ndjek hapat e BE-së, Parlamenti bllokon përdorimin e “TikTok” nga pajisjet zyrtare
TikTok do të bllokohet nga ‘të gjitha pajisjet parlamentare dhe rrjeti më i gjerë parlamentar’ në Britaninë e Madhe, kanë njoftuar zyrtarët e lartë britanikë.
Aplikacioni për ndarjen e videove tashmë është ndaluar nga telefonat e qeverisë për shkak të frikës se të dhënat mund të ndahen me regjimin komunist kinez në Pekin.
Një zëdhënës i Parlamentit tha: ‘Pas vendimit të qeverisë për të ndaluar TikTok nga pajisjet qeveritare, komisionet e Dhomës së Komuneve dhe Lordëve kanë vendosur që TikTok të bllokohet nga të gjitha pajisjet parlamentare dhe rrjeti më i gjerë parlamentar.’