Rusia nis sulme vdekjeprurëse në të gjithë Ukrainën, Xi i Kinës largohet nga Moska

Rusia nis sulme vdekjeprurëse në të gjithë Ukrainën, Xi i Kinës largohet nga Moska

Rusia nisi një valë sulmesh vdekjeprurëse në qytete anembanë Ukrainës të mërkurën, ndërsa udhëheqësi kinez Xi Jinping u largua nga Moska pas bisedimeve me presidentin Vladimir Putin.

Përderisa Xi u kthye në Pekin, ushtria ruse nisi një breshëri sulmesh me drone në rajonin e Kievit të Ukrainës, duke vrarë të paktën tetë persona, sipas autoriteteve ukrainase.
“Në qytetin juglindor të Zaporizhzhia, të paktën një person u vra dhe 34 u plagosën – duke përfshirë dy fëmijë – pasi raketat ruse goditën blloqet e apartamenteve”, raporton CNN sipas zyrtarit të lartë ukrainas dhe këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak.

Zyra e prokurorit ukrainas tha në një deklaratë se të paktën gjashtë raketa goditën qytetin, duke shkaktuar dëme të mëdha.

“Një nga raketat goditi mes dy ndërtesave të larta, duke shkatërruar pjesërisht apartamente dhe ballkone, duke dëmtuar çatitë dhe thyer dritaret”, thuhet në deklaratë. “Vala e shpërthimit dhe mbeturinat dëmtuan gjithashtu ndërtesa të tjera banimi, makina dhe infrastrukturë tjetër civile në qytet.”

Udhëtimi i Xi-t dështon të krijojë rrugën drejt paqes: vala e sulmeve të së mërkurës në Ukrainë erdhi pasi Putini përfundoi pritjen e homologut të tij kinez në Moskë pas një vizite shtetërore tre-ditore të cilësuar nga Pekini si një mision paqeje, por që nuk arriti të arrijë ndonjë përparim në zgjidhjen konfliktin.

Të dy udhëheqësit kërkuan ndërprerjen e veprimeve që “rrisin tensionet” dhe “zgjatin” luftën, sipas deklaratës së tyre të përbashkët të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Kinës. Deklarata nuk pranoi se pushtimi dhe sulmi ushtarak i Rusisë ishin shkaku i dhunës së vazhdueshme dhe krizës humanitare në Ukrainë.

MARKETING