Türkiye, tërmet 5.3 ballë në Kahramanmaraş

Türkiye, tërmet 5.3 ballë në Kahramanmaraş

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë është regjistruar në qytetin Kahramanmaraş të Türkiye-s, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit në faqen e internetit të Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiye-s (AFAD) thuhet se tërmeti 5.3 ballë ka ndodhur në orën 12:19 me kohën lokale dhe me epiqendër zonën Göksun në qytetin Kahramanmaraş.

Mësohet se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 7 kilometrash.

MARKETING