Kremlin: Putin dhe Xi diskutuan propozimin paqësor për Ukrainën

Kremlin: Putin dhe Xi diskutuan propozimin paqësor për Ukrainën

Po vazhdon në ditën e dytë takimi mes liderëve të Kinës dhe Rusisë në Moskë, për të cilat Kremlin i përshkruan si shkëmbim i “thellë” i pikëpamjeve.

Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, mohoi të japë detaje, duke u thënë reporterëve se ata duhet të presin për deklaratë të përbashkët më vonë gjatë ditës pas takimit të dy liderëve, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Megjithatë, Peskov zbuloi se dy lierët kanë diskutuar propozimin paqësor 12 pikësh të Kinës për të përfunduar luftimet në Ukrainë, por jo në detaje, sipas një raporti të Reuters.

“Gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamjet si pjesë serioze e diskutimeve joformale”, deklaroi Peskov, duke iu referuar takimit të mbrëmjes së të hënës, i cili zgjati mbi katër orë.

Dokumenti kinez paraqet disa parime të përgjithshme, por nuk përmban plan të detajuar për mënyrën se si të ndalohet lufta, dhe po ashtu kritikon sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.

MARKETING