Sulmohen raketat ruse me dronë mbi Krime, Ukraina s’e merr përgjegjësinë

Sulmohen raketat ruse me dronë mbi Krime, Ukraina s’e merr përgjegjësinë

Ministria ukrainase e Mbrojtjes njoftoi se nga një shpërthim masiv në veri të Krimesë, janë shkatërruar disa raketa ruse që po transportoheshin me tren, raportoi BBC-ja.

Ukraina tha se shpërthimet shkaktuan shumë dëme, por s’e mori përgjegjësinë për sulmin e kryer.

“Shpërthimet vazhdojnë procesin e çmilitarizimit të Rusisë dhe përgatit gadishullin ukrainas të Krimesë për deokupim”, thuhet nga Ministria e Ukrainës. Ndërsa, për sulmin kreu rus i Krimesë tha se u shkaktua me dronë.
Ihor Ivin theksoi se nga sulmi mbeti një person i plagosur pasi pësoi prerje në trup nga droni i rrëzuar. Sipas Ivinit, sulmi i shkatërroi edhe disa ndërtesa.

Sipas BBC-së, nëse konfirmohet se sulmi u krye nga trupat ukrainase, do të regjistrohet si sulmi i parë në Krime që nga 2014-a, kur zona u aneksua nga trupat ruse.

Rusia ka thënë se ushtria ukrainase ka kryer sulme në Detin e Zi në tetorin e 2022-s.
Në mediat online po qarkullojnë pamje të sulmit.

MARKETING