Rusia mohon ta ketë rrëzuar dronin amerikan
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avionët e saj luftarakë nuk kanë hasur në kontakt me një dron amerikan që u rrëzua në Detin e Zi, raporton “Al Jazeera”.
Kjo ministri tha se droni amerikan u rrëzua pas “manovrave të mprehta”, transmeton Klankosova.tv.
“Avionët luftarakë rusë nuk kanë përdorur armët e tyre, nuk kanë hasur në kontakt me ndonjë UAV dhe janë kthyer të sigurt në hapësirën e tyre ajrore”, ka thënë ministria.
Sipas Ministrisë, droni me transponderë të fikur po fluturonte në drejtim të kufirit rus në rajonin e Krimesë.