Humb vetëdijen prapa timonit, kamioni gjigant shkatërron gjithçka që i del rrugëve të qytetit australian

Humb vetëdijen prapa timonit, kamioni gjigant shkatërron gjithçka që i del rrugëve të qytetit australian

Një video rrëqethës shfaq momentin kur një kamion i dalë nga kontrolli fillon të shkatërrojë gjithçka që i del përpara – stacionin e autobusit, kopshte të shtëpisë e mure.

MARKETING

Description of image

Kamioni gjigant po lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugën Hamstead në Manningham të Adelaide, Australi, kur filloi të bëjë lëvizje të pakontrolluara, transmeton Telegrafi.

Një kamerë e vendosur brenda një veturë që kalonte pranë kamionit, shfaq mjetin e madh transportues që fillon të shkatërrojë gjithçka që i dilte përpara.

Mrekullisht nga e tërë kjo nuk është lënduar askush, pavarësisht dëme të mëdha materiale që janë shkaktuar.

Mediat australiane raportojnë se shoferi 31-vjeç i kamionit, kishte humbur vetëdijen prapa timonit dhe kishte filluar të përplaset në çdo gjë që i dilte përpara.
Është interesant se shoferi ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, pavarësisht se fytyra i ishte mbuluar me gjak.

Pasi që ishte ndalur nga përplasjet e vazhdueshme mjeti transportues, shofer që ishte pavetëdije ishte dërguar me urgjencë në spital, nga ku është bërë e ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

MARKETING