Çitaku: Nesër nënshkruhet një marrëveshje me Asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi

Çitaku: Nesër nënshkruhet një marrëveshje me Asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi

Vlora Çitaku duke komentuar takimin e e Kurtit dhe Vuçiq që do të mbahet në Bruksel, ditën e hënë ka thënë se në këtë takim do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen so do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se të hënën me 27 shkurt në takimin e nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen so do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

Siaps saj, një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi.

“Nesër do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen so do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani. Një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi. Një status quo e re. Ky plan nuk ka pikur nga qielli. Ky është produkt i negocimit të Kryeministrit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ndryshe, propozimi i BE-së pritet të jetë pjesë e agjendës së takimit Kurti -Vuçiq ditën e hënë, plus edhe diskutimi për marrëveshjet e arritura deri më tani.

Më 26 shkurt, tre liderët evropianë, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i kanë thënë Kurtit përmes një letre se, e kanë mirëpritur vendimin e tij për të pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve, dhe e kanë përmendur nevojën e madhe për krijimin e kushteve drejt finalizimit dhe zbatimit të saj.

I njohur në publik si plani franko-gjerman, propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është thënë se shërben si rrugë drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale./Telegrafi/

MARKETING