Xiaomi prezanton linjën e re, të ngjashme me iPhone-in

Xiaomi prezanton linjën e re, të ngjashme me iPhone-in

Më 27 shkurt, Xiaomi do të prezantojë serinë Xiaomi 13 në MWC 2023 në Barcelonë. Do të paraqiten tre modele – Xiaomi 13, Xiaomi 13 Pro dhe Xiaomi 13 Lite. Ndërsa Xiaomi 13 dhe 13 Pro do të jenë të njëjtat pajisje që u prezantuan në Kinë në fund të vitit të kaluar, Xiaomi 13 Lite pritet të jetë një pajisje e re për tregun evropian. Dizajni i telefonit Xiaomi 13 Lite është një lloj kopje e dizajnit të pjesës së përparme të iPhone 14 Pro.

Telefoni do të jetë në ngjyrë të zezë, blu dhe rozë. Sipas Bloomberg, Xiaomi 13 Lite do të vijë në kuti me një karikues të shpejtë 67 W dhe një port USB-Type C për sinkronizimin dhe karikimin. Javën e kaluar u zbulua se çmimi i telefonit thuhet se do të jetë 549 euro për versionin me 256 GB. Është versioni më i fuqishëm i telefonit. Pritet të vijë në një version me 128 GB memorie të brendshme.

MARKETING