Mbi 5 mijë e 600 ndërtesa u shembën gjatë dhe pas tërmetit në Turqi

Mbi 5 mijë e 600 ndërtesa u shembën gjatë dhe pas tërmetit në Turqi

Të paktën 5 mijë e 600 ndërtesa janë shembur gjatë dhe pas tërmetit këtë të hënë, ka bërë të ditur Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë.

Sipas kësaj agjencie, janë gjithsej 19 mijë e 574 njerëz të cilët e përbëjnë personelin e shpëtimit që po punojnë në rajonin e tërmetit në përpjekjet e rikuperimit, shkruan CNN, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas deklaratës së Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, aeroportet në Malatya, Adana, Diyarbakır dhe Adıyaman janë të hapura për të gjitha fluturimet.

Ndërsa, aeroportet Gaziantep dhe Şanlıurfa janë të hapura vetëm për fluturime ndihmash ndërsa aeroportet Kahramanmaraş dhe Hatay janë të mbyllura për fluturime për shkak të dëmtimit të tërmetit, thuhet në një deklaratë të agjencisë.

 

MARKETING