Forcat izraelite vrasin 5 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vrasin 5 palestinezë në Bregun Perëndimor

Pesë palestinezë humbën jetën në bastisjen e kryer nga ushtria izraelite në kampin e refugjatëve Aqaba Jabir në qytetin e Jerichos, që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Aqaba Jabr në mëngjes.

Në përleshjen që shpërtheu mes ushtarëve dhe palestinezëve që reaguan ndaj bastisjes, disa palestinezë humbën jetën dhe 3 persona u plagosën, njëri prej tyre në kokë.

Dëshmitarët okularë raportuan se forcat izraelite arrestuan tre persona, përfshirë Shakir Amaran, një nga administratorët e Hamasit në Akaba.

Në një deklaratë me shkrim, kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyye atë që ndodhi në kampin Aqaba Jabr e përshkroi si “një masakër të tmerrshme”.

Duke theksuar se nuk do të braktiset rezistenca, Haniyye tha: “Për sa kohë që populli palestinez ekziston, armiku nuk do të jetojë në paqe”.

Zyrtarët izraelitë njoftuan se u vranë 5 palestinezë

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite, pretendohet se bastisja është kryer për të “kapur anëtarët e celulës terroriste që sulmuan një restorant në rajon më 28 janar”.

Në deklaratë ku pretendohet se “celula e lidhur me Hamasin fshihej në një shtëpi në kampin e refugjatëve”, thuhet se gjatë bastisjes për arrestimin e këtyre personave, ka pasur përleshje me grupet e armatosura.

Duke folur për Organizatën e Transmetimeve Publike Izraelite (KAN), zyrtarët e sigurisë deklaruan se të paktën 5 palestinezë u vranë në bastisje.

Në bastisjen e djeshme të ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Jabr në Akaba u plagosën 13 palestinezë.

 

MARKETING