Ukraina thotë se i ka vrarë Rusisë më shumë se 131 mijë ushtarë

Ukraina në përditësimin e fundit ka thënë se ka vrarë 131,290 ushtarë rusë që kur filloi konflikti më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Vendi gjithashtu thotë se i ka shkaktuar humbje ushtrisë ruse duke ia shkatërruar tanimë 3,220 tanke, 6,405 mjete luftarake të blinduara, 2,226 artileri, 460 sisteme të shumta raketore lëshimi dhe pajisje të tjera, transmeton Telegrafi.
MARKETING
Përditësimet e fundit u bënë të ditura nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës përmes llogarisë së tyre në Twitter.
Më 24 shkurt bëhet 1 vit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se trupat e tij po përballen me luftime të ashpra në Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman në lindje të Ukrainës.