Përmbytet anija në Korenë e Jugut, nëntë persona të zhdukur

Përmbytet anija në Korenë e Jugut, nëntë persona të zhdukur

Nëntë persona janë zhdukur pasi një anije peshkimi është përmbytur në në brigjet jugperëndimore të Koresë së Jugut.

Bëhet me dije se ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht për gjedtjen e personav të zhdukur. Anija prej 24 tonë u përmbys në ujërat e qarkut Sinan, në provincën Jeolla Jugore mbrëmë vonë, njoftoi Ministria e Brendshme.
Tre anëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit u shpëtuan nga një anije, ndërkohë nuk dihet asgjë për fatin e nëntë personave të tjerë, përfshirë dy të huaj. Më shumë se dhjetë anije luftarake dhe tre avionë të Rojes Bregdetare dhe Marinës po kërkojnë të zhdukurit, ndërsa mësohet se shumica e anëtarëve të ekuipazhit besohet se ishin larguar nga anija para se të përmbysej.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yun Suk-geol, u shpreh i shqetësuar për ngjarjen dhe tha se duhen përpjekje gjithëpërfshirëse në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe urdhëroi të mobilizohen “të gjitha burimet e disponueshme” për të zgjeruar zonën e kërkimit.

MARKETING