Ali Ahmeti: Unë këto 20 vite kam investuar që shqiptarët të bashkohen

Ali Ahmeti: Unë këto 20 vite kam investuar që shqiptarët të bashkohen

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga kabinetit qeveritar, në kuadër të takimeve të tij “Bashkë për Europë” me qytetarë dhe bazën partiake mbrëmjen e së shtunës ka qëndruar në komunën e Tearcës.

Ahmeti tha se e ardhmja e u përket të rinjve dhe për këtë shkak ai dhe bashkëpartiakët e tij përkrahin gjeneratat e reja.

 

“Unë në 20 vite kam investuar që shqiptarët të bashkohen dhe të numërojmë të arriturat bashkërisht, sepse të mirat tona në me gjak e me djersë i kemi fitua, askush nuk na i fali dhuratë. Fajin mos ta kërkojmë tek të tjerët por tek vetja, ndaj mos bini ne gracka për ndarje, mos realizoni dëshira të armiqve tanë”, tha Ahmeti.

MARKETING