13 palestinezë të plagosur në bastisjen e ushtrisë izraelite në Jeriko

13 palestinezë të plagosur në bastisjen e ushtrisë izraelite në Jeriko

Trembëdhjetë palestinezë u plagosën në një bastisje të ushtrisë izraelite në qytetin Jeriko të Bregut Perëndimor të pushtuar, sipas një burimi mjekësor lokal, raporton Anadolu.

Forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Aqabat Jabr në Jeriko, duke shkaktuar përleshje me banorët që të cilët u përgjigjën me gurë, thanë dëshmitarët okularë.

Ushtarët izraelitë përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe të vërtetë për të shpërndarë banorët e zemëruar, thanë dëshmitarët.

“Trembëdhjetë persona u plagosën nga zjarri izraelit, duke përfshirë dy rëndë”, tha për Anadolu Naser Anani, drejtor i Spitalit Qeveritar të Jerikos.

Një mjek lokal tha më herët se katër persona u plagosën në bastisje, duke përfshirë një në gjendje të rëndë.

Dëshmitarët thanë se forcat izraelite shkatërruan një objekt për ruajtjen e shpendëve dhe pjesë të disa shtëpive dhe arrestuan gjashtë palestinezë gjatë bastisjes.

Televizioni zyrtar i Palestinës tha se ushtria izraelite vendosi një bllokadë në kampin e refugjatëve dhe shkatërroi një shtëpi brenda.

Gazeta Yedioth Ahronoth, nga ana e saj, tha se ushtria izraelite gjuajti raketa të drejtuara antitank drejt një ndërtese ku fshiheshin persona të dyshuar të armatosur.

Nuk raportohet për të lënduar në mesin e ushtarëve izraelitë.

Ushtria izraelite ka forcuar masat e sigurisë rreth Jerikos ditët e fundit në kërkim të një palestinezi të akuzuar për kryerjen e një sulmi me armë zjarri kundër një restoranti izraelit.

Tensionet u rritën në të gjithë territoret palestineze pas një operacioni ushtarak izraelit në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor javën e kaluar që la të vdekur dhjetë palestinezë. Shtatë izraelitë u vranë gjithashtu në një sulm me armë zjarri në Kudsin Lindor të pushtuar.

MARKETING