Arabia Saudite do të investojë miliarda dollarë për energjinë elektrike “më të pastër”

Arabia Saudite do të investojë miliarda dollarë për energjinë elektrike “më të pastër”

Arabia Saudite planifikon të investojë më shumë se 266 miliardë dollarë për të prodhuar energji elektrike “më të pastër” dhe për të zgjeruar rrjetin e saj të energjisë, njoftoi sot ministri i energjisë së mbretërisë.

Duke folur në një konferencë të organizuar nga gjigandi saudit i naftës Aramco, Princi Abdulaziz bin Salman shtoi se eksportuesi më i madh në botë i naftës bruto dëshiron gjithashtu të bëhet një lider botëror në prodhimin e hidrogjenit.

“266 miliardë dollarë që do të investohen deri në vitin 2030 dhe duhet të përmbushin planet tona që synojnë krijimin e formave më të pastra të burimeve në mbretëri, si dhe zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike”, tha ai.

“Në frontin e hidrogjenit ne jemi të vendosur të jemi eksportuesi i parë si dhe të ofrojmë energji të pastër për përdorim vendas në industritë e rënda për të prodhuar produkte të gjelbërta ,” tha ai në konferencën e mbajtur në Dhahran, në anën lindore të mbretërisë.

Arabia Saudite gjithashtu dëshiron të shtojë përpjekjet për të gjetur zgjidhje në fushën e karbonit. “Ne nuk do të ndërtojmë termocentrale të ardhshme p karboni”, tha ministri.

Pavarësisht nga qëllimi i saj për të arritur emetimet zero të karbonit deri në vitin 2060, Arabia Saudite mbetet shumë e varur nga eksportet e naftës së papërpunuar që nxitën rritjen e saj për dekada, duke ngritur dyshime për potencialin për një kthesë ekonomike në afatin e afërt.

MARKETING