Shpërthim në një xhami në Pakistan: 28 të vdekur dhe 120 të plagosur

28 persona kanë humbur jetën dhe 120 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një xhami në Peshawar.
Muhammed Asim, zëdhënësi i spitalit Lady Reading në Peshawar ka thënë për Al Jazeera se të paktën 28 persona u konfirmuan të vdekur dhe më shumë se 70 të plagosur u sollën për trajtim.
Xhamia, në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, ndodhet brenda një kompleksi policor në qytet dhe frekuentohet kryesisht nga zyrtarë të zbatimit të ligjit.
Shpërthimi ndodhi ndërsa mbaheshin lutjet e pasdites teksa autoritetet në vend nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi kamikaz.
Brenda xhamisë janë gjetur gjurmë eksplozivi. Deri më tani, asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin si pasojë e të cilit u shemb edhe një nga muret e xhamisë.