Rusia dëbon ambasadorin e Letonisë në Moskë

Rusia dëbon ambasadorin e Letonisë në Moskë

Ministria e Punëve të Jashtme ruse i ka përcjellë ambasadorit të Letonisë në Moskë një kërkesë për t’u larguar nga vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme thuhet se vendimi u mor pasi Letonia vendosi të ulë nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.

Duke theksuar se Letonia e mori këtë vendim me arsyetimin e “solidaritetit” me vendet e tjera baltike dhe kjo arsye nuk pranohet nga Rusia, ministria tha se ky solidaritet nënkupton ndërmarrjen e hapave armiqësorë kundër Rusisë dhe të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Në deklaratë u theksua se e gjithë përgjegjësia për situatën aktuale i takon qeverisë letone.

“Ambasadorit të Letonisë në Moskë Maris Riekstins iu kërkua të largohet nga Rusia brenda dy javësh. Lëvizjet provokuese të autoriteteve letone për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike do të kenë pasoja”, thuhet në deklaratë.

MARKETING