Presidenti Erdoğan dënon sulmin ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran

Presidenti Erdoğan dënon sulmin ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi sulmin ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një postimi nga llogaria e tij në rrjetet sociale, presidenti Erdoğan, ka dënuar sulmin në fjalë.

“Dënoj ashpër sulmin e neveritshëm të kryer ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran dhe në të cilin ra dëshmor shefi i sigurisë. Vëllezërve tanë azerbajxhanas i përcjell ngushëllimet e mia dhe të plagosurve i uroj shërim të shpejtë. Türkiye ndodhet pranë mikut dhe vëllait të saj, Azerbajxhanit”, ka shkruar presidenti turk.

MARKETING