Madagaskar, rritet në 16 numri i viktimave si pasojë e stuhisë “Cheneso”

Madagaskar, rritet në 16 numri i viktimave si pasojë e stuhisë “Cheneso”

Është rritur në 16 numri i personave që humbën jetën nga stuhia “Cheneso” në Madagaskar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Zyrës Kombëtare të Menaxhimit të Rrezikut dhe Fatkeqësive thuhet se stuhia tropikale “Cheneso”, e cila goditi vendin nga bregu verilindor më 19 janar, ishte efektive në 15 rajone të vendit.

Nga stuhia u prekën 55.421 persona, u përmbytën 13.356 shtëpi dhe u shpërngulën 25.678 persona. Më tej thuhet se nga stuhia kanë humbur jetën 16 persona ndërsa 19 persona të tjerë llogariten si të zhdukur.

Vlerësohet se stuhia do të vazhdojë edhe për të paktën dy ditë të tjera.

Sezoni i shirave, i cili sapo ka nisur në Madagaskar i cili është një vend ishull në Oqeanin Indian, vazhdon deri në muajin prill.

Vitin e kaluar, vendi përjetoi 3 stuhi tropikale dhe 2 uragane.

MARKETING