Vendet baltike thirrje Gjermanisë, kërkojnë dërgimin e tankeve Leopard në ndihmë të Ukrainës

Ministrat e Jashtëm të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë i kanë bërë thirrje Gjermanisë të pranojë të dërgojë tanket Leopard 2 në Ukrainë.
Polonia ka thënë se synon të dërgojë rezervat e saj të tankeve Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, por ajo ka nevojë për leje nga Berlini për nisjen e mjeteve luftarake.
Nga ana tjetër Gjermania nuk ka marrë ende një vendim për këtë çështje, pavarësisht presionit në rritje për të vepruar shpejt në dërgimin e ndihmave ushtarake
Vendet baltike kanë rritur shqetësimin e tyre për sigurinë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe kanë bërë vazhdimisht thirrje kundrejt Perëndimit.