(VIDEO) Gretha Thunberg arrestohet në protesta në Gjermani
Greta Thunberg është arrestuar nga policia gjatë një proteste në Gjermani.
Fshati i vogël, i cili është në pronësi të firmës së shërbimeve RWE dhe është braktisur, është bërë vija e parë për debatin e Gjermanisë për klimën.
Qeveria gjermane ka dhënë dritën jeshile që fshati të prishet për të lejuar zgjerimin e minierës së qymyrit Garzweiler aty pranë .
Ministrat dhe RWE thonë se miniera do të sigurojë energjinë e nevojshme për Gjermaninë në afat të shkurtër.
Qeverisë, e cila është një koalicion trepalësh duke përfshirë partinë e Gjelbër të vendit, i është dashur të përshtatë qëndrimin e saj ndaj përdorimit të qymyrit pas pushtimit rus të Ukrainës .
Vendi në të kaluarën ka qenë shumë i varur nga gazi rus për energjinë e tij, por furnizimet në Evropë janë reduktuar në përgjigje të sanksioneve evropiane .
Megjithatë, qeveria këmbëngul se është ende e përkushtuar për të eliminuar përdorimin e qymyrit.
Aktivistët mjedisorë duan që Gjermania të ndërmarrë veprime të menjëhershme për lëndët djegëse fosile dhe po kundërshtojnë zgjerimin e minierës së qymyrit.