Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke Challenger 2 në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke Challenger 2 në Ukrainë

Britania e Madhe do të dërgojë tanke Challenger 2 në Ukrainë, u shpreh kryeministri Rishi Sunak.

Ai zhvilloi të shtunën një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës ai konfirmoi se do të dërgonte pajisjet dhe sistemet shtesë të artilerisë.

Zelensky falënderoi Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se vendimi për dërgimin e tankeve “jo vetëm që do të na forcojë në fushën e betejës, por gjithashtu do të dërgojë sinjalin e duhur për partnerët e tjerë”.

Ai tha se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar ishte “gjithmonë e fortë” dhe “tani e padepërtueshme”.

Njoftimi erdhi pasi një seri sulmesh raketore u raportuan në vende të ndryshme anembanë Ukrainës – duke përfshirë rajonet Kharkiv dhe Lviv në lindje dhe perëndim të vendit, shkruan BBC.

Pesë persona dihet se vdiqën dhe të paktën 15 të tjerë u shpëtuan nga rrënojat, pasi një bllok apartamentesh nëntëkatëshe në Dnipro u dëmtua nga një goditje.

 

MARKETING