Sulmet ruse vazhdojnë pavarësisht armëpushimit 36-orësh, vritet një zjarrfikës ukrainas
Disa qytete ukrainase kanë përjetuar sulme të tjera të forcave ruse, pavarësisht premtimit të Vladimir Putinit për një armëpushim gjatë Krishtlindjeve Ortodokse.
U raportua se raketat kishin goditur një stacion zjarrfikësish në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, ku raportohet se është vrarë një zjarrfikës – dhe rajonin e bombarduar të Donetskut, raporton skynews.
Kyrylo Tymoshenko, zëvendësdrejtor i zyrës së presidentit ukrainas, tha se “Ata flasin për një armëpushim. Këta janë ata me të cilët ne jemi në luftë”.
Kujtojmë se presidenti i Rusisë kishte urdhëruar trupat të ndalonin sulmet në Ukrainë për 36 orë më 6 dhe 7 janar, kur populli rus dhe ukrainas festojnë kryesisht Krishtlindjet.
Por në rajonin lindor të Donetskut, dëshmitarët kanë raportuar se artileria ukrainase është qëlluar nga pozicionet pro-ruse.
Ndërkohë, në rajonin fqinj të Luhanskut, Serhiy Haidai tha se në tre orët e para të armëpushimit të supozuar, janë lëshuar 14 raketa. Ai shtoi se një vendbanim ishte “sulmuar” tre herë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar.