9 të arrestuar pas protestës me molotovë, Berisha niset drejt spitalit të Traumës
MARKETING
Nëntë protestues demokratë janë arrestuar nga Komisariati nr. 1 dhe Komisariati nr. 4 në Tiranë.
Ata janë arrestuar pas protestës, ku u përdorën molotovë, lëndë piroteknike, si dhe u sulmuan disa institucione.
MARKETING
Ndërkohë, ka edhe protestues të lënduar. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se kreu i PD-së, Sali Berisha, është nisur drejt Spitalit të Traumës për të vizituar personat e lënduar.
Edhe vetë Sali Berisha u lëndua gjatë protestës, pasi iu hodh sprej në sy. Kryedemokrati pati probleme me sytë dhe frymëmarrjen, por iu rikthye sërish protestës, e cila zgjati rreth 3 orë.

