67 luftëtarë të Ham’asit lirohen nga burgu famëkeq sirian “Thertorja e njerëzve”
Raportet tregojnë se dhjetëra anëtarë të Brigadave Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, u gjetën në burgjet siriane. Gazetari me bazë në Gaza, Motasem Dalloul, shkroi në një postim në X, i njohur më parë si Twitter, se luftëtarët sirianë liruan anëtarët e grupit ushtarak nga burgu Sednaya, afër kryeqytetit Damask. “Opozita siriane liron 67 anëtarë të Brigadave Al Qassam, përveç 630 palestinezëve të tjerë – disa prej të cilëve ishin shpallur të vrarë vite më parë – nga burgu famëkeq i Sednaya!”, tha Dallou. Burgu Sednaya, me nofkën “Thertorja e njerëzve”, mbante mijëra të burgosur civilë dhe të burgosur politikë. Të paktën 30,000 njerëz besohet se kanë vdekur vetëm në atë burg që nga fillimi i luftës. Videoja që qarkullonte në mediat sociale dukej se tregonte luftëtarët rebelë duke hapur qelitë në Sednaya për të gjetur dhjetëra gra dhe madje edhe fëmijë të vegjël. /SHENJA/