63 persona u helmuan nga ushqimi në Malishevë, arrestohet pronari i lokalit
Policia arreston pronarin e lokalit ushqimor ku dhjetëra njerëz u helmuan.
“Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në QKUK-ë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje” njofton policia.
Aktualisht anë 11 pacientë që marrin trajtim në Klinikën Infektive të QKUK në Prishtinë.
Drejtori i Klinikës Invektive, Arben Vishaj thotë se gjendja e tyre është stabile. Kanë të vjella kryesisht, janë mosha të reja dhe në mesin e tyre janë edhe dy familje. Priten rezultatet e testimeve, për të kuptuar në qartë se çfarë e shkaktoi helmimin.