45 familje janë fshirë nga regjistri civil i Gazës

45 familje janë fshirë nga regjistri civil i Gazës

Dyzet e pesë familje janë fshirë nga regjistri civil i Gazës, sipas ministrisë së shëndetësisë palestineze.
Të paktën 2,215 palestinezë janë vrarë dhe 8,714 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Gaza këtë javë. Mes të vdekurve janë 720 fëmijë.

Numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm nëse Izraeli fillon një pushtim tokësor në territorin e rrethuar prej rreth 2.3 milionë banorësh.

Izraeli nisi sulmet ajrore në Gaza si shenjë hakmarrjeje ndaj grupit militant Hamas i cili më 7 tetor filloi një sulm me raketa në Tel Aviv dhe mobilizoi trupat në jug të Izraelit duke vrarë e duke rrëmbyer civilë.

Luftimet janë duke vazhduar nga të dyja anët, derisa Hamasi po vazhdon me hedhjen e raketave nga Gaza në Izrael.
Ushtria izraelite po përgatitet gjithashtu për një ofensivë tokësore madje ka mobilizuar qindra mijëra trupa.

MARKETING