31-vjeçari që sul’moi gjyqtaren në sallën e gjyk’imit në Las Vegas, dënohet me së paku 26 vjet burg

31-vjeçari që sul’moi gjyqtaren në sallën e gjyk’imit në Las Vegas, dënohet me së paku 26 vjet burg

Deobra Redden i cili më 3 janar kishte sulmuar një gjyqtare në një sallë gjyqi në Las Vegas, duke u hedhur me forcë mbi të, është dënuar me disa dekada burg.

Mediat e huaja kanë raportuar se të martën, ai është urdhëruar të vuante së paku 26 vjet burgim, në një burg në Nevada, për sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës së Qarkut Clark, Mary Kay Holthu.

Skena e dhunshme është kapur nga video e sallës së gjyqit, ku shihet gjyqtaren 62-vjeçare duke tentuar të largohet kur e sheh Redden duke u hedhur drejt saj, i cili hedhet mbi stolin e saj dhe i kap flokët, duke rrëzuar një flamur amerikan mbi ta.

Gjyqtarja Holthus pësoi disa lëndime, por nuk u shtrua në spital, thanë zyrtarët e gjykatës.

Avokati mbrojtës i Redden, Carl Arnold, ka thënë se klienti i tij nuk po merrte medikamentet e tij të përshkruara për të kontrolluar skizofreninë e tij të diagnostikuar në kohën e sulmit.
Redden tha në gjykatë të martën se ai nuk kishte ndërmend të vriste gjyqtaren Holthus.

“Unë nuk po justifikoj veprimet e mia, por po them se nuk jam njeri i keq dhe e di që nuk kisha ndërmend të vrisja Mary Kay Holthus,” tha ai.

Redden do të ketë të drejtë për lirim me kusht diku pas vitit 2050.

Momenti kur Redden sulmon gjyqtaren:

MARKETING